Ndryshime në listën e Shqipërisë U-21, largohet edhe një alternativë për Rejën

Shqipëria U-21 do të ndeshet me Francën mbrëmjen e nesërme në një takim miqësor, për të pritur më pas Austrinë në kualifikueset e Europianit. Mirëpo një lajm i keq vjen për Bushin, teksa talenti i 21-vjeçarëve, Lindon Selahi, është detyruar të lërë grumbullimin pas një dëmtimi të pësuar.

Mesfushori shqiptar kishte marrë gjithë vëmendjen këto kohë, nisur nga afësitë që ai zotëron. Futbollisti aktivizohet me ekipin e Twentes në elitën holandeze dhe mori gjithashtu edhe vlerësimin e trajnerit Reja, që e vendosi në listën e pritjes së Kombëtares A.

Për të zëvendësuar Selahin, Alban Bushi ka thirrur Emir Sahtin, një lojtar ky që luan me ekipin e Hajdukun e Splitit në kampionatin kroat./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *