Ndryshe nga Myrto Uzuni, kritikohet rëndë Lirim Kastrati në ekipin e ri: Nuk justifikon as fanellën e titullarit

0

Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati ishin dy futbollistët kryesor ku Lokomotiva e Zagrebit u mbështet në sezonin e shkuar për të shkruar historinë. Në Kroaci do të renditeshin menjëherë në vendin e dytë pas Dinamos së Zagrebit, duke prekur edhe “Champions League”, megjithëse do të eliminoheshin nga Europa në kualifikuese atje ku u ndërruan shumë lojtarë.

Nëse për Uzunin ambientimi në skuadrën e re te Ferencvaroshi do të shkonte në mënyrë më të mirë, duke qenë sërish protagonist në arritjen në grupe të “Champions League”, e kundërta mund të flitet për Lirim Kastratin.

Dinamo e Zagrebit do të eliminohej nga Ferencvaroshi nga “Champions”, duke shkuar në grupet e “Europa League”. Takimi i parë ndaj Fejnord u përfundua në shifrat 0-0, ndërsa Lirim Kastrati e nisi nga minuta e parë. Megjithatë trajneri do ta zëvendësonte në minutën e 54 pasi nuk jepej më e mira. Media “Sportske Novosti” shkon edhe më tej duke shkruar se Kastrati nuk po justifikon as fanellën e titullarit, pasi niveli i ulët te Lokomotiva dhe ndërrimi i ambientit me Dinamon e Zagrebit po sjell këto problematika. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.