Shqipëria është duke investuar shumë në fushën e futbollit, e sidomos kur bëhet fjalë për infrastrukturën. Këtë herë është një klub i Kategorisë së Dytë që shfaq projektin e “shtëpisë së re”. Bëhet fjalë për Maliqin që ka treguar detajet më të fundit nga “Johan Asko”, një stadium që mund të quhet luksi për ekipin pasi do të ketë fushë sintetike me të gjitha shtresat e duhura, por njëkohësisht edhe ndriçim. Megjithatë projekti i Maliqit është që të ngrihet sa më tepër në futbollin shqiptar dhe gjithçka nis pikërisht nga stadiumi, duke i krijuar lojtarëve më tepër kushte që të shprehen në fushë. /Sport Ekspres/