FOTO/ Figura e njohur e Partizanit dhe goli ndaj Gjermanisë, e dekoron Meta: Mjeshtër i Madh!

Një figurë e njohur e Partizanit dhe e Kombëtares është padyshim Genc Tomori. Ky i fundit mban edhe një titull të veçantë nisur nga dita e sotme, pasi quhet “Mjeshtër i Madh”.  Dekorata ka ardhur nga vetë presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Ky i fundit nëpërmjet një postimi në “Facebook”, sjellë në kujtesë edhe golin e famshëm të Tomorit ndaj Gjermanisë në vitin 1983. Motivacioni i këtij titulli ka qenë njohja për kontributin e spikatur si futbollist dhe trajner tek Partizani dhe te Kombëtarja, duke dalluar aftësitë për arritjen e rezultateve të larta.

“Kënaqësi e veçantë, jo vetëm t’i uroja sot futbollistit të shquar të Partizanit dhe Ekipit Kombëtar, Genc Tomorit, 60-vjetorin e lindjes, por edhe ta vlerësoja me titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’, në mirënjohje dhe nderim për pasionin dhe kontributin e spikatur si futbollist, trajner dhe drejtues i përkushtuar prej gati tre dekadash me ‘të kuqtë’ dhe Kombëtaren kuqezi, i dalluar për aftësitë e tij edhe në arritjen e rezultateve të larta me ekipet e moshave.

I përshëndes të gjithë sportdashësit dhe dashamirësit e Genc Tomorit me këtë gol të paharruar të tij, që kalonte në avantazh Shqipërinë ndaj Gjermanisë së madhe të Rumeniges dhe Shumakerit, në ndeshjen e 20 nëntorit 1983 për Kualifikueset e Europianit, pas një aksioni fantastik në krahun e djathtë që dinte të realizonte vetëm një Shqipëri sulmuese e Shyqyri Rrelit dhe Medin Zhegës”, shkruan Meta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online