Ndreu: Nuk flas për gjykimin, skuadra po paraqitet mirë

 

Ka qenë mjaft i qetë dhe i rezervuar timonieri i Kamzës, Ramadan Ndreu, pas ndeshjes me Laçin. Numri 1 i pankinës së Kamzës nuk ka preferuar që të komentojë gjykimin, pa e parë ndeshjen dhe një herë të gjithën. Në krahun tjetër ai ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës së tij.

“Protesta jonë ishte e shkurtër dhe e vogël, pasi nuk është e lehtë të lësh ndeshjen. Duhet të jem i kujdesshëm nga deklaratat. Do e shoh ndeshjen dhe më pas do të gjykoj. Nëse nuk e shoh të gjithë ndeshjen nuk do flas”.

“Nuk mund të kapemi vetëm në një moment. Nuk mund të themi se u vendos gabim portieri apo pati keqkuptim. Kur je një lojtar mangët prishet ekuilibri dhe ka avantazh kundërshtari, pasi luajmë jashtë. Këto janë episodet. Edhe në Vlorë ishim 1-2 dhe anësori se di ku i kishte sytë. Menduam që të ndryshonim portierin, për t’i dhënë mundësi Adylin, pasi ishte më  i gjatë dhe kontrollon topat e gjatë. Aty ku i morëm masat ne gabuam”.

“Mendoj se jemi shumë të qetë. Në këto 3 ndeshje besoj se nuk kemi treguar shenja nervozizmi. Në moment që skuadra nuk shkon mirë mund të bëhesh nervoz, por skuadra është e qetë. Ne po mundohemi që të zhvillojmë ndeshje të mira. E rëndësishme që skuadra po luan mirë. Që nga ndeshja me Vllazninë, në Vlorë dhe sot, duhet të ndajmë nervozizmin me luftëtar e fortë sportive. Kam një skuadër që vrapon, lufton dhe kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira edhe pse nuk kemi pasur rezultate”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online