Ndreu i zhgënjyer: Luftëtari ishe superior, ndonjëherë barazimi vlen shumë

Trajneri i Kamzës, Ramazan Ndreu, ka qenë mjaft nervoz pas ndeshjes kundër Luftëtarit, duke u kërkuar llogari lojtarëve për humbjen e hidhur.

Më pas, në Supersport ai deklaroi: “Ishim inferiorë ndaj Luftëtarit, ata dhanë më shumë se në dhe ishin më të uritur. Lojtarët nuk e kuptojnë që edhe barazimi është rezultat i mirë ndonjëherë. E prisja shumë të vështirë dhe ashtu doli, ishte një humbje e rëndë”.

“E prisja që Luftëtari të jepte gjithçka, ndërsa skuadra ime ndoshta ka menduar se kapi Europën. Bëmë gabime dhe në aspektin mbrojtës duhej kujdes i madh. Luftëtari ka sulm të shkëlqyer, me lojtarë superiore teknikisht. Pjesa e parë ishte e mirë, por në në pjesën e dytë vuajtëm dhe në fund u dënuam, ndryshe nga shumë ndeshje kur kemi shënuar.

“Është moment delikat për në, herët a vonë humbja do vinte, por kisha dëshirë të mos vinte në Kamëz. Vazhdimësia duhej ruajtur dhe ndoshta lojtarët kishin pak më shumë vetëbesim sesa duhet. Ka pasur shumë elozhe e bujë mediatik e dhe sot e kisha një parandjenjë jo të mirë që nuk do të fitonim. Kishim edhe e probleme formacioni, edhe Plaku nuk ishte mirë fizikisht, ndërsa nuk u ndihmua si duhej nga mesfusha”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *