Ndoshta Sadiku nuk ishte “Ferrari”, por Legia është “karrocë”!

Jashtë Europës! Në fillim eliminimi në Champions, tani edhe në Europa League. Për Legian e Varshavës, siç duket, mallkimi do të vazhdojë dhe ndoshta e ka zënë edhe haku i Besnik Hasit, që ishte i fundit që i dha kualifikimin në Champions League…

Por, edhe largimi i Sadikut, me bujë dhe kritika, mund të shihet në këtë kuadër. Sulmuesi e quajti veten “Ferrari”, sigurisht, duke irrituar polakët, por së fundmi ata janë bërë edhe më keq, një “karrocë me guzhineta” që mezi ecën…

Sepse, eliminimi në turin e tretë të Europa League përballë ekipit luksemburg Dudelanzh është një turp i madh… Pas humbjes në Poloni 1-2, në Luksemburg ka ardhur barazimi 2-2 me dy golat e Hoze Kante, që nuk kanë mjaftuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *