“Ndoshta ka rënë në dashuri”! Trajneri i Dakut bën humor, tregon arsyen e shpërthimit të Dakut: E ka nga Kampionati Europian

Mirlind Daku po shkëlqen në kampionatin rus, ku ka arritur në kuotën e 7 golave dhe 4 asisteve. Forma e tij ka ardhur në rritje, teksa ka shënuar gol në tre ndeshjet e fundit. I pyetur në lidhje me sekretin e formës së Dakut, trajneri i Rubin Kazanit është përgjigjur me humor: “Ndoshta ka rënë në dashuri”. Më pas ka treguar arsyen e vërtetë, që është Kampionati Europian.

“Cili është sekreti i Dakut? Ndoshta ka rënë në dashuri (qesh). Përgatitja për Kampionatin Evropian. Fundi i sezonit, natyrisht, pati një ndikim. Me një rritje të tillë, është e vështirë për të që të mbajë energji me një vëllim të tillë pune dhe përpjekjeje”, ka shpjeguar Rashid Rahimovi./Sport Ekspres/