“Ndoshta jam me të vjetrën, por unë kurrë nuk do firmosja me një lojtar si Lukaku”, ish-lojtari i Juventusit këshillon bardhezinjtë

Romelu Lukaku është kthyer në telenovelën e kësaj merkatoje vere. Sulmuesi belg ka ndërlikuar së tepërmi situatën e tij, teksa i premtoi Interit se do të bënte gjithçka të luante me ta sezonin e ardhshëm, por në krahun tjetër i ishte vetëofruar Juventusit dhe Milanit. Në një deklaratë për “La Gazzetta dello Sport”, ish-lojtari i Juventusit, Massimo Mauro, ka thënë se nuk do të firmoste kurrë me një lojtar si Lukaku, që publikisht është shprehur se asnjëherë nuk do ta vishte fanellën bardhezi.

“Ndoshta jam me të vjetrën, por unë lojtarë si Lukaku, që ka thënë publikisht se nuk do ta vishnin kurrë fanellën bardhezi nuk do t’i merrja. Jam i bindur se do të ndërtojnë një ekip të rëndësishëm dhe një grup, ku duhet të fillosh me një ndjesi përkatësie dhe një identitet preçiz“, ka thënë Massimo Mauro./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *