“Ndonjëherë kam shërbyer si rrufepritës mes Sarrit dhe Lotitos”, Tare shpjegon ndarjen nga Lacio: Nuk kam debatuar me Sarrin, kisha nevojë të shikoja botë të reja

Igli Tare ka dhënë një intervistë për “Corriere della Sera”-n, ku ka treguar arsyen e largimit nga Lacio. Ish-drejtori sportiv i bardhekaltërve ka mohuar të ketë ndikuar Mauricio Sarri në vendimin e tij. Ish-sulmuesi shqiptar ka thënë se nuk ka pasur probleme me trajnerin, por pas 18 viteve erdhi vetvetiu ndarja me klubin a Lacios.

“I dhashë lamtumirën Lacios prej Sarrit? Absolutisht jo. Është shkruar shumë për këtë pikë, por nuk është kështu. Unë fola me Lotiton. Pas 18 vitesh kishte ardhur koha të ndaheshim në mënyrë të civilizuar, pa asnjë shkëputje. Do të kishte qenë e pafalshme për të gjithë. Lacio është në zemrën time. Por më duhej të shikoja përreth, të studioja, të njihja realitete të tjera. Ai (Sarri) është një fundamentalist, është e vërtetë, dikush që dëshiron t’i bëjë gjërat në mënyrën e tij, është nënshkrimi i tij. Karakteristike e tij.

Kush e merr, gjithsesi, e di dhe s’mund ta ndryshojë. Nuk kam debatuar asnjëherë, por nuk është e lehtë. Ai ka mënyrën e tij të konceptimit të futbollit dhe punës. Edhe Lotito i ngjan. Një president me karakter shumë të fortë. Ndonjëherë kam vepruar si rrufepritës. Është pjesë e punës së një menaxheri të mirë. Por martesa ime me Lacion kishte marrë fund. Sarri nuk ka lidhje me të. Pas kaq vitesh, ju ndjeni nevojën për të parë botët e tjera”, ka përfunduar Igli Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online