Emanuele Ndoji u përfol gjatë për një afrim te Tirana këtë verë. Mesfushori do ishte një goditje e madhe për bardhebkutë, por në fund rinovoi me ekipin e Breshias. Lojtari shqiptar i ka dëshmuar aftësitë e tij në të shkuarën te klubi italian dhe presidenti Celino beson te ajo çfarë mund të prodhojnë këmbët e tij. Ndoji duket se po rilind te Breshia, ku ka lënë gjurmë që në provën e parë me bardhekaltrit.
Ekipi toskan ka zhvilluar një takim miqësor me amatorët e Alta Anaunias, në të cilin Ndoji ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asist. Madje njëri prej realizimeve erdhi nga një ekzekutim mjeshtëror i goditjes së dënimit, ndërsa ka arritur të godasë edhe traversën gjatë lojës, si dhe të hapë shumë topa të favorshëm për shokët e ekipit.
Paraqitja ishte tejet pozitive, duke marrë edhe buzëqeshjen dhe duartrokitjet e presidentit Celino që gjendej pak metra larg fushës. Emanuele Ndoji duket se ka gjetur shpirtin e duhur për sezonin e ri, ku do të ketë objektiv ngjitjen në Serinë A me klubin e Breshias./Sport Ekspres/