Breshia i ka thënë lamtumirë Kupës së Italisë që në fazën e parë të saj. Takimi kundër Krotones ka përfunduar në baraspeshë 2-2, por nga pika e bardhë e penalltive fati i ka buzëqeshur “peshkaqenëve”. Skuadra e Pipo Inzagit ka gabuar dy herë nga 11 metërshat dhe një prej lojtarëve që mban peshën e fajit është Emanuele Ndoji.
Mesfushori shqiptar është rekuperuar nga dëmtimi, por sezonin e ri nuk e nis në mënyrën e duhur. Fubollisti i Kombëtares është aktivizuar në minutat e fundit të kohës së rregullt, po në fund gaboi kur erdhi momenti i ruletës së penalltive. Goditja e tij pritet nga portieri kindërshtar, ndërsa përpara Ndojit kishte dështuar të shënonte edhe Moreo, duke bërë që Breshia të ndërpriste pa nisur mirë rrugëtimin në Kupën e Italisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/