Mungesat e shumta dhe forma jo e mirë e disa futbollistëve ka bërë që Kristian Panuçi, trajneri i Shqipërisë, gjatë kësaj kohe, të vëzhgojë shumë futbollistë për të sjellë në kombëtaren kuqezi. Mes tyre, sipas asaj që ka mësuar “Sport Ekspres”, për ndeshjet ndaj Spanjës dhe Italisë, do të grumbullojë Emanuele Ndojn, që aktivizohet me Breshian në Serinë B, por i rëndësishëm do të jetë edhe rikthimi i Taulant Xhakës në kombëtare, pas episodit aspak të mirë të ndodhur kohë më parë, kur nuk u takua me trajnerin që kishte udhëtuar deri në Zvicër.
Sakaq, nuk pritet ndonjë prurje surprizë nga Kategoria Superiore, edhe pse emri i Lilajt është ai që është më shumë në fokus.
Sakaq, Andi Lila është dëmtuar ditën e djeshme në sfidën ndaj PAOK dhe sot do t’i nënshtrohet kontrolleve…