Lionel Mesi i dha fund të luajturit në futbollin europian. 36-vjeçari firmosi me Inter Miami-n si lojtar i lirë, ku po shkëlqen me paraqitjet e tij. 7 herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar 7 gola në 4 paraqitje, duke u treguar tifozëve amerikanë përse cilësohet si një nga më të mirët e historisë. Por transferimi në anën tjetër të Atlantikut duket se është planifikuer edhe më parë nga Mesi.
Argjentinasi bleu një apartament buzë oqeanit në vitin 2020 për shifrën e 9 milionë dollarëve. Apartament që tashmë është kthyer në vendbanimin e tij të përditshëm. Banesa në fjalë ndodhet në katin e 47 të Porsche Desihn Tower dhe ka një sipërfaqe prej 4400 metrash katrorë. Ajo përbëhet nga 6 tualete dhe 6 dhoma gjumi, një kuzhinë moderne, si dhe ka një tarracë mjat të madhe./Sport Ekspres/
Lionel Messi purchased an apartment in the Porsche Design Tower in Miami during 2020, at a cost of $9 million.?????? pic.twitter.com/tWI6focx36
— Albiceleste News ? (@AlbicelesteNews) June 9, 2023