Armando Broja ka mbërritur në huazim te ekipi i Viteshes, atje ku pritet që të rritet më tepër pasi u formua në akademinë e Chelseat. Sulmuesi shqiptar e ka realizuar golin e parë me këtë ekip në kampionat, por asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur që të luante titullar.
Kjo vjen menjëherë në ndeshjen e sotme, atje ku Viteshe do të luajë në transfertën e Den Hages. Trajneri i ka besuar si titullar Brojës menjëherë pasi luajti nga minuta e parë në dy takimet e Kombëtares së Shqipërisë. Për këtë arsye edhe tekniku i Viteshes i ka besuar sulmuesit shqiptar pasi tregoi se mund të mbajë përgjegjësi mbi shpatulla. /Sport Ekspres/