Ndodh për herë të dytë pas largimit të Shpëtim Duros, Laçi i prish llogaritë të gjithëve me trajnerin e ri

Laçi ka zyrtarizuar trajnerin e ri pas largimit të Shpëtim Duros. Kurbinasit kanë marrë në drejtim Dejan Vukicevic. Ky i fundit ka qenë më herët pjesë e kësaj skuadre dhe është larguar për shkakun e rezultateve të dobëta. Në drejtimin e tij, Laçi arrinte të realizonte, por pika e dobët ishte pësimi i golave të shumtë. Interesante është se edhe në periudhën e mëparshme kur Vukicevic do të vinte te Laçi do të merrte vendin e Shpëtim Duros, po si tani. Ajo që mund të thuhet është se janë prishur të gjitha llogaritë për trajnerin e ri të Laçit teksa në media qarkulloi emri i Mezanit.

“Trajneri malazez Dejan Vukiçeviç, është trajneri i ri i Laçit.Shkarkimi i Dejan Vukiçeviç nga pankina e Laçit u bë 10 muaj më parë ndërsa autoritetet e klubit thanë asokohe se shkaku ishin rezultatet negative të javëve të para.Sidoqoftë raportet e mira mes palëve, ruajtja e tyre, duket se ka shtyrë klubin bardhezi të rikthejë dhe njëherë Dejan Vukiçeviç në krye të stolit kurbinas. Për ta konfirmuar për ‘Sportiim.al’ ishte vetë zëdhënës presidenti i klubit Kleo Laska. Laska ‘Junior’ tha: “Trajneri i ri? Vendosëm të rikthenim Dejan Vukiçeviç. Në praktikën tonë si klub kemi bërë shpesh rikthime dhe disa herë na kanë shkuar mirë. Ndaj duke parë dhe ndërthurjen e futbollistëve të cilët janë shqiptarë dhe ballkanas i propozuam rikthimin trajnerit me të cilin punuam disa javë vjet”, shkruhet në njoftimin e Lacit. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *