Hertha e Berlinit ka marrë vetëm pesë fitore në 25 ndeshje, duke grumbulluar në total 21 pikë. Në ditën e djeshme do të humbisnin edhe ndaj Hoffenheimin me shifrat 1-3. Kur ishte minuta e 58 e takimit dhe Hertha po humbiste 0-3, është parë një skenë e pazakontë.
Futbollisti i tyre, Florian Niederlechner, është kapur nga kamerat i ulur në stol dhe me telefonin në dorë. Ai ishte komplet i pa interesuar se çfarë po ndodhte në fushën e blertë dhe po argëtohej në mënyrën e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/