Myrto Uzuni nuk e lë praninë në Kombëtare në dorën e klubit, ndëshkohet me karton për kuqezinjtë

Myrto Uzuni është padyshim lojtari më i rëndësishëm për Granadën këtë sezon. Sulmuesi shqiptar shënoi sot golin e tij të 20 në La Liga 2, duke iu afruar gjithnjë e më tepër edhe rekordit të klubit. Por duke ditur peshën e tij në skuadër, Granada mund të bllokonte grumbullimin e beratasit me Kombëtaren për përballjen ndaj Polonisë.

Liga e Dytë spanjolle nuk do të ndalet për ndeshjet e ekipeve kombëtare, prandaj miratimi i ftesës është në dorë të klubit. Por Myrto Uzuni nuk ka dashur të rrezikojë, duke gjetur zgjidhjen për të qenë me çdo kusht pjesë e grupit të Silvinjos. 27-vjeçari është ndëshkuar me karton të verdhë për një ndërhyrje në kohën e gabuar në sfidën e sotme. Ky është kartoni i tij i pestë i verdhë, çka nënkupton se lojtari nuk mund të luajë në ndeshjen e ardhshme në kampionat. Në këtë mënyrë, Uzuni do të ketë mundësinë të jetë i gatshëm për përballjen e Shqipërisë kundër Polonisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online