Ndodhi edhe kjo! Trajneri i lindur në Beograd ndryshoi mbiemrin: Më vjen turp që jam nga Serbia, nuk e doja “iç” në fund se Sllobodan Milloshevic bëri krime lufte

Nestor El Maestro është një trajner i rrallë në llojin e tij. I lindur në Beograd, ai quhej Nikola Jevtic. Por 40-vjeçari që ka drejtuar Sturm Graz, Austria Viena dhe disa ekipe të tjera, tregoi disa kohë më parë për “The Guardian” se e ndryshoi mbiemrin pasi i vinte turp për origjinën e tij serbe.

Babai i tij e dërgonte që fëmijë për të parë Crvena Zvezdën, ndërsa në moshën 8-vjeçare do të shkonte në Angli, bashkë me familjen. Në moshën 16-vjeçare, Nikola Jevtic mori vendimin për të ndryshuar emrin dhe mbiemrin e tij pasi ndihej i turpëruar se vinte nga Serbia.

“Doja ta hiqja atë ‘iç’ nga mbiemri. Pas kaq vitesh në Angli u ndjeva si britanik, po ashtu më vinte turp që isha nga Serbia, e cila atëherë njihej në botë si agresore. Kjo për shkak të tiranit Sllobodan Millosheviq, mbiemri i të cilit mbaronte si i imi, është gjykuar për krime lufte”, u shpreh Nestor në një intervistë për “The Guardian”. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *