Në Itali ka raportime të fundit, por historia është e ditur dhe logjike. Kristjan Asllani do të largohet nga Interi në janar, në formën e huazimit. Mesfushori shqiptar shkoi te zikaltërit si mesfushori zëvendësues i Brozovic.
Atëherë u përfol se Inzagi po mendonte një zgjidhje për t’i futur të dy nga minuta e parë. Jo vetëm që kjo nuk ndodhi, por trajneri i Interit nuk e aktivizon Asllanin as kur mungon Brozovic, si rasti i fundit kur po luhej ndaj Salernitanës.
Tekniku i zikaltërve ka preferuar improvizimin e Calhanoglu para mbrojtjes, duke e detyruar lojtarin e Kombëtares që të bëj gati valixhet dhe të shpresojë se do të ketë një të ardhme te Interi disa kohë më vonë. /Sport Ekspres/