“Ndjesë, deklarata u keqinterpretua”, Neziri mesazh Partizanit

“Fushë-Kruja është bastion i kuq, dihet që këtu ka shumë tifozë të Partizanit. Ata na kanë hapur probleme edhe me Teutën kur u kapën me Osmanin, që është nga Korça. U dënuam prej tyre”, tha mes të tjerash Sokol Neziri, lojtari i Kastriotit para ndeshjes me Skënderbeun.

Ai theksoi se në momentin e incidentit ishte në analizë dhe nuk e kish parë çfarë kishte ndodhur me lojtarët kundërshtarë, por në njëfarë mënyre aludoi se ata që sulmuan korçarët ishin tifozë të Partizanit. Drejtpërdrejt Neziri nuk fajësoi njeri.

Gjithsesi klubi i kuq nuk u ndje mirë dhe reagoi më pas për deklaratën e Nezirit. Ky i fundit, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook kërkon të sqarojë atë që ka thënë dhe ka kërkuar ndjesë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *