Ndizet derbi në Itali, Strakosha do të luajë i rrethuar nga 1500 policë

Derbi i Romës do të luhet pasditen e sotme midis Lacios dhe Romës,  në një sfidë që përveç rivalitetit në fushë njihet edhe për atë në shkallët e stadiumit midis tifozerive. Duke marrë shkas nga kjo, autoritetet italiane kanë marrë masa të larta sigurie për të garantuar mbarëvajtjen e këtij takimi.

Raportohet se rreth 1500 forca të rendit do të jenë në detyrë për të shmangur incidentet si në stadium ashtu edhe jashtë tij, pasi rreziku për episode të padëshirueshme është i lartë. Rreziku më i madh vjen nga ultrasit e Lacio-s, pas tensioneve që këta kanë pasur së fundmi me policinë, e cila ndaloi funeralin publik të ultrasit lacial Fabrizio Piscitelli.

Një situatë e tillë me këto masa sigurie është e vështirë psikologjikisht për futbollistët e të dyja skuadrave, që do të duhet të luajnë të rrethuar nga forcat e rendit. Në derbi pritet të jetë titullar edhe portieri shqiptar Thomas Strakosha, i cili do të përpiqet të mbajë të paprekur portën e ekipit të Lacios./Sport Ekspres/<a
<a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *