E mbani mend Marko Kasetin? Ndoshta shumë pak, po të mos ishte që me Romën ka luajtur më shumë se 140 ndeshje në karrierë dhe ka qenë shok ekipi me Kristian Panuçin. Sipas asaj që ka mësuar “Sport Ekspres”, pikërisht ish-mbrojtësi verdhekuq, që në karrierë ka veshur fanellën e Leçes, Veronës, Udinezes dhe Komos, por edhe Uatfordit në Angli, pritet të shoqërojë Panuçin në aventurën e tij shqiptare. Kaseti e mbylli me futbollin e luajtur në vitin e shkuar, duke pritur tashmë rastin e artë për të qenë pjesë e stolit të një kombëtare…