Ndihma jepet jo si vetëm si golashënues, Muriqi dhe Fenerbaçe merr fitoren e radhës

Fenerbahçe ka siguruar 3 pikët në këtë ndeshje të fundit për vitin 2019, pasi ka mundur Rizersporin në transfertë me shifrat 1-2. Ishte fillimisht ekipi nga Stambolli që do të gjente golin, teksa Turuc shënon të parin në minutën e 13. Por epërsia zgjat pak, pasi vetëm 5 minuta më vonë ishte Abarhoun që solli barazpeshën me anë të një goli që e bëri me dhimbje koke. Në momentin që shokët e skuadrës iu afruan për të festuar, lojtari shihet të vendosë duart në kokë duke treguar se topi i goditur me kokë i shkaktoi dhimbje.

Ndërkohë protagonist në këtë ndeshje ishte edhe Vedat Muriqi, i cili edhe pse nuk arriti ti shënonte ish-skuadrës së tij, shërbeu për Jailson, që trondit kundërshtarët me një predhë nga larg. Perla nga distanca vulosi edhe shifrat e kësaj ndeshjeje, ndërsa Fenerbahçe e mbyll këtë vit në vendin e 4-t në renditje./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online