“Ndihem shumë shqiptar”! Silvinjo nuk ka frikë nga askush: Nuk dua vendin e parë që të evitojë rivalet e mëdhenj, Shqipëria ndër 4 mbrojtjet më të mira në Europë

Shqipëria do të festojë arritjen e madhe nën drejtimin e Silvinjos. Kombëtarja jonë arriti në Europianin e Gjermanisë dhe e siguroi këtë përpara kohe. Një sukses i merituar, teksa kuqezinjtë kaluan edhe Poloninë me Çekinë në ndeshjet direkte. Para ndeshjes së nesërme kundër Ishujve Faroe, trajneri Silvinjo doli në konferencën për shtyp.

“Dua të falënderoj të gjithë shqiptarët dhe tifozët, është diçka fantastike, një ëndërr shumë e bukur. Festuam në Moldavi dhe kur u kthyem këtu, menduam vetëm për Ishujt Faroe. Objektivi ynë i dytë është që ta mbyllim në vendin e parë në grup, do të ishte shumë e bukur që të kishim një short edhe më të mirë. Lojtarët e menaxhuan mirë ndeshjen kundër Moldavisë, në 10 minutat e fundit ishin shumë të vështira për ne. Në shtëpi kemi marrë tre fitore, nuk ka relaksim aspak, 22.000 tifozë kanë prerë biletë dhe duan shfaqje të bukur në fushë. Moldavisë i kemi shkaktuar humbjen e vetme në grup, kundër Polonisë dhe Çekisë arritëm që të fitonim në shtëpi.

Unë nuk dua të shkojë në vazon e dytë për të evituar Kombëtaret e mëdha. Nuk mendoj se duhet të marrim vendin e dytë për të evituar Kombëtaret e mëdha. Ne kemi 7 ndeshje pa humbur dhe kjo është diçka e bukur, jemi një nga mbrojtjet më të mira në Europë, ndër 4 mbrojtje më të mira në Europë. Kjo është fantastike për ne. Ka shumë për të përmirësuar te Shqipëria, ne do të punojmë. Urimi më i veçantë? Sa zbritëm në aeroport na pritën shumë shqiptarë dhe na uruan, jam i lumtur sepse ne për ta luajmë. Kam dëgjuar shumë lajme të rreme rreth Brojës, se ai nuk kishte dëshirë të luante për Shqipërinë. E respektoj Brojën, por më shumë shëndetin e tij. Nuk ka pasur mundësi që të luajë, kjo është e gjitha, dëmtimi i tij ka qenë i gjatë. Ka nevojë që të rikuperohet. Unë ndihem shumë shqiptar, ia dolëm që për herë të dytë të shkojmë në finalet e Europianit”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online