Joshua Zirkzee ishte shënjestra e tifozëve pas atij veprimi të bërë në ndeshjen miqësore kundër Ajaksit. Sulmuesi i Bajernit driblon portierin kundërshtar, por më pas nuk e shtyn topin në portën e zbrazët, pasi vendos të hyjë bashkë me të përtej vijës fatale. Plani nuk i rezultoi i suksesshëm, teksa mbrojtësi i Ajaksit do të vinte nga pas për ti mohuar kështu një gol të sigurt.
Arroganca e 20-vjeçarit ka ndezur edhe zemërimin e tifozëve, të cilët nuk i kanë kursyer aspak kritikat dhe ofendimet në adresë të tij. Për këtë arsye, Zirkzee ka vendosur të zhduket nga rrjeti i tij social në “Instagram“. Futbollisti holandez ka fshirë të gjitha postimet në profilin e tij pas atij episodi të ndodhur në miqësoren me Ajaksin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Joshua Zirkzee has gone dark on his Instagram after receiving a large amount of criticism and taunting on social media after missing this chance vs Ajax. pic.twitter.com/TonZWd7AoA
— Relevent Sports (@releventsports) July 25, 2021