“Ndeshjet me dyer të mbyllura mund të luhen”, doktori shqiptar flet për futbollin: Ja kur mund të rikthehen tifozët

Superiorja po mendon rikthimin në fushë në fund të muajit maj dhe për këtë ka paraqitur kërkesë zyrtare në institucionet shtetërore. Dritën jeshile për stërvitjet apo edhe ndeshjet me dyer të mbyllura e jep edhe doktori Skënder Brataj. Në një intervistë me gazetarin Edi Manushi në “Top Channel”, Brataj mbush me optimizëm futbollin shqiptar, teksa tregon se ndeshjet pa tifozë mund të realizohen, por duhen zbatuar një sërë masash.

Ndërkohë sa i përket mbushjes së stadiumeve, ky i fundit bën me dije se fundi i vitit 2020 mund ta lejojë një gjë të tillë. Sipas tij infeksionet virale kanë një kohëzgjatje të caktuar që shkon nga 100-150 ditë dhe e njëjta vijë kohore pritet që të ketë edhe Covid-19.
“Gjermania e ka vendosur rifillimin e kampionatit, por nuk e di sa do realizohet. Ky është një process dinamik. Problemi është se sa ka arritur imunizimi i popullsisë. Stërvitja mund të bëhet sepse kuptohet që mund të ruash distancën, ka më pak njerëz, janë vetëm lojtarët dhe trajnerët. Mund t’i bësh duke nisur nga ruajtja e formës. Ndeshjet pa skektatorë mund të bëhen, por janë shumë rregulla që duhen respektuar. Është proces dinamik dhe duhet ta shohim hap pas hapi.

Si profesionist mund të them që çdo infeksion viral ka një sezon që zgjat nga 100-150 ditë. Sidomos tipik ëhtë gripi, që zgjat nga tetori në mars, prill dhe ato që janë shfaqur si SARS-i, MERS-i, që janë familje të Koronavirusit kanë pasur këtë periudhën sezonale. Kështu që po ta marrim se koronavirusi në Kinë në 31 dhjetor pati rastin e parë, i bie që nga vera të jetë plotësuar koha 5 mujorshe e qarkullimit të virusit. Mendoj që nga fundi i vitit, dhe shpresoj edhe si tifoz që të kemi tifozë në stadium“ ka thënë Skënder Brataj./Halit Delibash-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online