Ndeshjet e ekipeve shqiptare në “Conference League”, ja se ku mund t’i shihni të gjitha përballjet

Ekipet shqiptare do të përballen në ditën e sotme për provën e dytë europiane në “Conference League”. Laçi do të luajë në shtëpi përballë Univ.Craiova, duke kërkuar që të surprizojë rumunët. Nga krahu tjetër Teuta pret në shtëpin Inter Escaldes, atje ku janë favoritët kryesorë për të fituar përballjen.

Me interes të madh pritet edhe ecuria e Vllaznisë, ndërsa shkodranët kanë udhëtuar në transfertë kundër AEL Limasol. Të tre këto ndeshje do të nisin në orën 19:00 dhe kanë mbulimin televiziv për t’u transmetuar nga “Supersport”. Po e njëjta platformë do të japi edhe ndeshjen me Bazelit dhe Partizanit që nis në orën 20:15. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online