Një ndeshje që luhet njëherë në 100 vite mund të quhet ajo e ardhur nga Franca. Metz është përballur ndaj Guingamp, atje ku janë parë 3 kartonë të kuq dhe 9 gola. Vendasit po fitonin me shifrat 3-1 deri në minutën e 31, ku gjithçka ishte brenda normalitetit. Më pas kishte vend për çudira. Koyate do të merrte karton të kuq dhe miqtë ngushtuan shifrat në minutën e 45, 3-2. Vetëm dy minuta më vonë një tjetër lojtar i Metz do të dilte me karton të kuq dhe Guingamp shënoi sërish nga penalltia 3-3.
Një tjetër karton i kuq do të jepej për Metz me Danley që la fushën e lojës në minutën e 56. Pavarësisht se po luhej 11 kundër 8 lojtarëve, Guingamp duhej të priste minutën e 69 për të gjetur avantazhin e parë në këtë ndeshje. Më pas shifrat nisën që të thelloheshin, ndërsa kjo përballje pa edhe një ndërhyrje “horror” që solli ndërprerjen e takimit për disa minuta. /Sport Ekspres/
OMG!!
This is why that Metz match has been interruptedpic.twitter.com/AOaxjSGvqT— Uche (@AddihUche) September 12, 2022