Ndeshje pa emocione në Vlorë, bardhësi pas 45 minutash

0

Luhet prej orës 17.00 sfida e bregdetarëve, me Flamurtarin që do të presë Teutën. Vlonjatët duan vendin e dytë, që e kanë lëshuar sot, ndërsa Teuta është kthyer në rrugën e duhur dhe një pikë e kënaq në Vlorë.

Lajmi i keq për Flamurtarin është dëmtimi i sulmuesit kryesor Bushiç, i cili gjatë javës nuk është stërvitur në maksimum dhe Duro kam vendosur mos ta rrezikojë, duke e ulur në stol.

Para startit, sapo bëhej gati shkelmimi i topit nga qendra, ikën dritat, hera e dytë këtë sezon në Vlorë.

E shtunë, 25 nëntor 2017

Flamurtari – Teuta       0-0

Flamurtari: Nurkovic – Siljanovski, Bicaj, Jakovleviç (Kamara 46′), Musta – Pollozhani – Sidibe, Useini – Zhufo – Hoxhaj (Liçaj 68′) – Danilo Alvesh (Bushiç 87′)

Teuta: Kastrati – Beqja, Shkalla, Hrkac, Hakaj – Hila, Lena, Çyrbja, Dediç (Çmajçanin 80′), Karimi – Osemene

Karton i verdhë: Pollozhani 65′ / Shkalla 30′, Hila 52′

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Rudin Preça, Astrit Mahmuti, Fatjon Xhemalaj

Delegat: Alban Tafaj; Vëzhgues: Albano Janku

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.