“Ndeshje e çuditshme, na ka harruar fati“, Konte flet pas humbjes: Nuk bëj dot më shumë se kaq

Interi është ndalur nga Sampdoria, e cila ka triumfuar ditën e sotme me shifrat 2-1. Ishin dy ish-lojtarë të zikaltërve ata që sollën këtë humbje për Antonio Konten, Kandreva dhe Keita Balde. Skuadra nga Milano u përpoq të dilte me pikë nga takimi, por sulmet e tyre nuk patën sukses. Në përfundim të sfidës, trajneri Konte ka dhënë një prononcim për “Sky Sports“, ku shprehet se fati i harroi në këtë ndeshje të çuditshme.

“Ishte pak ndeshje e çuditshme. Ne e gjetëm veten nga një penallti e gabuar në një penallti të pësuar. Në të njëjtën kohë mendoj se ekipi po dilte mirë, ne krijuam shumë. Një garë e çuditshme. U përpoqëm, por me rezultatin 2-0 ishte më e vështirë.

Kishte një dëshirë të madhe nga ana e lojtarëve, por sot fati na harroi. Faza jonë sulmuese, duke marrë parasysh mundësitë e krijuara, është e shkëlqyeshme. Ne sulmojmë me shumë lojtarë. Ndonjëherë ishim jashtë ekuilibrit, sidomos në pjesën e parë. Por, nga këndvështrimi i fazës sulmuese, mendoj se gjithmonë sulmojmë me shumë lojtarë. Golat e shënuar vitin e kaluar dhe këtë vit e vërtetojnë atë.

Nëse diçka ndryshon për Eriksen? Mundohem të përdor të gjitha opsionet e disponueshme në përputhje me situatën, siç bëhet gjithmonë. Unë jam në dispozicion të plotë të klubit për çdo vendim. Unë nuk mund të bëj më shumë se kaq. Klubi e di saktësisht se çfarë të bëjë, nga ana ime ka disponueshmëri maksimale. Thjesht po shkoj në punë, siç kam bërë gjithmonë që kur u bashkova me Interin. Çdo vendim që do të vijë, ai gjithmonë do të ndahet”, ka deklaruar Antonio Konte./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *