Zyrtare/ Bledar Devolli bën merkato në Shqipëri, afron në skuadër mesfushorin e Vllaznisë

Klubi i Drenicës ka zyrtarizuar ditën e sotme transferimin e një lojtari të Kategorisë Superiore. Trajneri Bledar Devolli ka vendosur të bëjë merkato në Shqipëri, teksa skuadra ka arritur akordin me mesfushorin e Vllaznisë, Behar Ramadanin. Ky i fundit ka një karrierë të gjatë nga pas, megjithëse kjo do të jetë aventuara e parë për të në Kosovë.

Më parë 30-vjeçari ka mbajtur veshur fanellën e Luftëtarit apo edhe Tërbunit. Hapësirat për Ramadanin këtë sezon kanë qenë të pakta në radhët e Vllaznisë, ku në total numëron vetëm 6 paraqitje në fushën e lojës me 80 minuta të zhvilluara gjithsej./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online