Ndeshje e çmendur te Teuta-Egnatia! 3 gola shënohen në minutat e fundit, Partizani nuk ia del dot me Skënderbeun

Spektakël dhe shumë gola të shënuara! Kështu u mbyll ndeshja mes Teutës dhe Egnatias, në shifrat 2-2. Durrsakët kaluan të parët në avantazh me anë të Dacit në minutën e 16, duke krijuar epërsinë në rezultat. Kështu do të mbyllej pjesa e parë dhe me kalimin e minutave, u krijua ideja se ky do të ishte edhe rezultati final.

Megjithatë drama ndodhi në fund. Në minutën e 88, Lemine përfitoi nga një top që i erdhi në zonën e Teutës dhe i vetëm para portierit kundërshtar riktheu baraspeshën, 1-1. Por në minutën e tretë të shtesës, Karabeci shënoi me penallti, duke gjetur golin pas një viti. Fjala e fundit nuk ishte thënë ende, teksa në aksionin e fundit, në minutën e 6 të shtesës, Musta gjeti golin e barazimit, 2-2.

Thuajse e njëjta situatë si ajo e Lemine, ku me topin që i doli para portierit nuk mund të gabonte kurrsesi. Nga krahu tjetër edhe Partizani është ndalur në barazimin 1-1 ndaj Skënderbeut. Korçarët kaluan të parët në avantazh me Yuri, në një aksion ku mbrojtja e Partizanit u tregua shumë e brishtë. Megjithatë Partizani barazoi rezultatin menjëherë sapo arbitri vërshëlleu për nisjen e pjesës së dytë me Mba. Në fund, të dy ekipet ndajnë pikët. /Sport Ekspres/

Video edited on Kapwing

Video edited on Kapwing

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *