Ndeshja pa tifozë, por një “i ftuar” special ndjek takimin

Edhe pse ndeshja mes Partizanit dhe Kastriotit do të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të vendimit të Komisionit të Disiplinës, pas incidenteve të ndodhura në stadiumin “Skënderbeu” në ndeshjen e javës së parë në Korçë. Gjithsesi, edhe në ndeshje të tilla është një numër shumë i reduktuar personazh që kanë të drejtën për të ndjekur ndeshjen nga shkallët e stadiumit, përgjithësisht gazetarët dhe drejtuesit e klubeve

Sigurisht që përjashtime të veçanta bëhen, kur bëhet fjalë për trajnerin e Kombëtares Kristian Panuçi, i cili është shfaqur pasditen e sotme në stadiumin e kryeqytetit. Së bashku me ndihmësin e tij Ervin Bulku, Panuçi do të ndjekë nga afër ndeshjen e dytë të ditës së sotme.

Po ashtu në tribunë është shfaqur dhe sulmuesi i Kastriotit Atsina. Nuk ka munguar përshëndetja dhe një bisedë e shkurtër mes numrit një të stolit kuqezi dhe lojtarit të Kastriotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *