Ndeshja nuk përsëritet, për “bilbilin” në Gjirokastër mban përgjegjësi arbitri

Për golin e Bakajt përgjegjësitë mbi supet e gjyqtarit, nuk konsiderohet si një gabim teknik duke hedhur poshtë pretendimet e gjirokastritëve

Kampionët e kanë përmbushur objektivin për të marrë 9 pikë në tre ndeshje radhazi dhe duket se tashmë humbja me Skënderbeun është “shlyer”. Jo pak, por Kukësi në tre ndeshjet e fundit ka bërë shumë mirë, duke arritur që të shënojë plot 9 gola dhe të pësojë vetëm dy, një nivel loje i kënaqshëm dhe me personalitet në fushë. Në këtë mënyrë së bashku me Skënderbeun kanë nisur “arratinë” në krye të klasifikimin. Trajneri i ka lënë pushim lojtarët ditën e djeshme dhe sot futbollistët do të kenë vetëm një seancë në palestër. Fakti që ndeshja me Vllazninë është programuar për mesditën e së dielës, ja ka krijuar dhe këtë komoditet, për të mos e ngarkuar shumë skuadrën. Tre fitore radhazi kanë shmangur dhe mbledhjet e zakonshme pas ndeshjeve. Kukësi po arrin pritshmëritë e presidentit dhe tashmë kërkon që skuadra të ketë të njëjtin ritëm dhe në takimet e ardhshme.

GOLI I PARË – Në Gjirokastër u shënuan plot tre gola, por realizimi i parë ishte shumë i veçantë. Një bilbil nga tribuna i mashtroi të gjithë për pak sekonda, por më pas gjithçka mori për mirë për Kukësin që shënoi nga përgjumja e mbrojtjes. Çudi për pak sekonda, por gjyqtari ishte ai që sinjalizoi për vazhdimin e lojës. Rregullorja i del kundër dhe me shumë gjasa do ta pësojë vetëm gjyqtari, pasi në FSHF është konsideruar si një gabim i gjyqtarit. Në Gjirokastër pretendojnë se është një gabim teknik dhe ndeshje duhet të përsëritet, megjithatë një hipotezë e tillë nuk do të pranohet nga organi më i lartë futbollistik, që me shumë gjasa do të marrë masa ndaj gjyqtarit, i cili në këtë pikë duket se nuk e ka ditur mirë rregulloren. Në pikëpyetje edhe e ardhmja e gjyqtarit i cili vërshëlleu nga shkallët e stadiumit, pasi do të jetë FSHF ajo që do të vendosë nëse do të jetë më pjesë e kolegjiumit të Gjirokastrës apo jo. Me siguri që vetë individi ka dashur që në një farë mënyre të “mashtrojë” lojtarët e Kukësit, por ishte skuadër e tij që e pësoi. Kukësi i gëzohet tre pikëve dhe sheh ndeshjen e radhës me Vllazninë, ndërsa për golin e parë nuk mund të fajësohet aspak, pasi dhe pjesa e “fair-play”-t është një zgjedhje e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online