Erzeni është rikthyer atje ku e la në sezonin e shkuar në Superiore. Kjo skuadër arriti që të barazonte ndaj Lacit me shifrat 3-3 në transfertë, teksa po humbiste 3-1. Goli i parë u shënua te Laci nga afrimi i verës, Soboëale. Ky i fundit përfitoi nga gabimi i Mihanës në stopimin e topit në zonë, që e ktheu në asist perfekt në minutën e 17. Por vetëm 3 minuta më vonë, Mihana shleu gabimin dhe realizoi një gol që me siguri do të jetë mes më të bukurëve deri në fundin e kampionatit.
Vendasit e ndëshkuan edhe dy herë të tjerë Erzenin me anë të Bajramaj dhe Ujka. Mihana u zgjua sërish në minutën e 80 për të ngushtuar shifrat, ndërsa në minutën e 86, Kahrimanovic barazoi rezultatin nga pika e bardhë. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për “Skaner Superiore” në “MCN TV”.
Deliallisi (Erzeni): “Ndeshja na shkoi në një malore të madhe. Por ekipi tregoi karakterin dhe arriti të merrte një pikë. Unë pres edhe një goditje në sulm, pasi Mihana ka vetëm tre ditë që është bashkuar në grup. Është zgjedhja e imja Mihana, por pres edhe një goditje të fundit në sulm”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/