Ndeshja mbeti për disa minuta pa VAR, ish-arbitri tregon aryen qesharake: Tekniku hoqi prizën për të bërë çaj

Sistemi VAR ka sjellë edhe vështirësi në përdorim, duke bërë që të hasen edhe në probleme teknike. Por pas mosfunksionimit të teknologjisë në disa raste fshihen edhe arsye në limitet e qesharakes. I tillë është edhe rasti i ndodhur në Egjipt. Samir Othman, ish-arbitër, ka zbuluar për “ONTime” një episod gjatë sezonit të kaluar, kur monitori i VAR-it u fik për disa minuta. Arsyeja? Njëri prej teknikëve hoqi prizën për të  bërë një çaj.

“Në një nga ndeshjet e sezonit të kaluar, teknologjia papritmas dështoi, gjë që bëri që gjyqtari i videove të informonte gjyqtarin në terren për situatën. Pas një kohe është kontaktuar drejtori i ndeshjes, i cili më pas ka kthyer ekranin në punë dhe ka rregulluar defektin. Doli se arsyeja e fikjes së ekranit ishte se një nga teknikët vendosi të tërhiqte kabëllin elektrik të posaçëm për të bërë çaj”, ka zbuluar Samir Othman./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online