Sistemi VAR ka sjellë edhe vështirësi në përdorim, duke bërë që të hasen edhe në probleme teknike. Por pas mosfunksionimit të teknologjisë në disa raste fshihen edhe arsye në limitet e qesharakes. I tillë është edhe rasti i ndodhur në Egjipt. Samir Othman, ish-arbitër, ka zbuluar për “ONTime” një episod gjatë sezonit të kaluar, kur monitori i VAR-it u fik për disa minuta. Arsyeja? Njëri prej teknikëve hoqi prizën për të bërë një çaj.
“Në një nga ndeshjet e sezonit të kaluar, teknologjia papritmas dështoi, gjë që bëri që gjyqtari i videove të informonte gjyqtarin në terren për situatën. Pas një kohe është kontaktuar drejtori i ndeshjes, i cili më pas ka kthyer ekranin në punë dhe ka rregulluar defektin. Doli se arsyeja e fikjes së ekranit ishte se një nga teknikët vendosi të tërhiqte kabëllin elektrik të posaçëm për të bërë çaj”, ka zbuluar Samir Othman./Halit Delibashi-Sport Ekspres/