Kosova U-17 ka luajtur ndeshjen e parë në Elite Round për kualifikimet e kampionatit europian sa i përket kësaj grupmoshe. Dardanët kanë humbur ndaj Ukrainës me shifrat 0-2. Një detaj vërtet i bukur ishte ajo që ndodhi në nisjen e kësaj përballje.
Nipi i Adem Jasharit që është pjesë e Kosovës U-17, Igball Jashari, në fillim të takimit i dha kapitenit të Ukrainës edhe fanellën e Kombëtares së Kosovës. Atje gjendeshin firmat e të gjithë lojtarëve dhe stafit, si për të treguar mbështetjen në këto momente të vështira për ta. /Sport Ekspres/