Ndeshja e javës, për t’i shpëtuar “mini krizës”

Hera e fundit që Partizani dhe Kukësi luajtën një ndeshje mes tyre sfida kishte petkun e aromës titull. Nëse Partizani do fitonte atë sfidë, do ishte shumë pranë titullit që mungon që nga viti 1993. Çdo rezultat tjetër – ashtu si në fakt ndodhi – ishte një asist për Kukësin. Në fund Kukësi e fitoi kampionatin, mbi të gjitha pas atij barazimi.

Të hënën të dyja skuadrat do luajnë një sfidë e cila, për momentin, qoftë dhe pse është vetëm java e dytë, nuk ngjan me aromë titulli. Përkundrazi, skuadrat vijnë në këtë sfidë pas një mini krize brenda llojit dhe kjo ndeshje mund të shërbejë si kamerdare në këtë objektiv.

Partizani është rrethuar me çështje brenda, por mbi të gjitha jashtë fushe. Kapiteni Hoxha është dënuar nga klubi për thyerje disipline, ndërsa zëvendëskapiteni Batha në ndeshjen e parë kundër Laçit u la në stol për zgjedhje teknike. Ndërkohë, në fushë ekipi nuk bindi në sfidën hapëse zyrtare të sezonit, duke humbur 0-2 ndaj kurbinasve.

Kukësi ndërkohë ka luajtur deri tani tre ndeshje zyrtare, teksa ka humbur Superkupën kundër Tiranës, ka fituar 1-0 me penallti në sfidën kundër Kamzës dhe gjithashtu ka humbur 1-0 në ndeshjen e parë në kupë kundër Egnatias. Presidenca ka kërkuar reagim ndaj Partizanit, në të kundërt mund të ketë një sërë masash ekstreme.

Sigurisht që kryendeshja e javës është një kënaqësi e madhe për t’u parë, por patjetër që për Julianon dhe Milinkoviçin do jetë një sfidë e mbushur me siklet. Kush humbet nuk i ka punët mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *