Ndeshja e fundit e Ronaldos në Botëror, Spanja eleminon Portugalinë në minutat e fundit të ndeshjes

Kristiano Ronaldo ka luajtur sot ndeshjen e tij të fundit në një Kupë Bote. Portugalia është eleminuar nga Spanja, ndërsa më herët 5 herë fituesi i Topit të Artë njoftoi se ky do të ishte Botërori i fundit në karrierën e tij. Ndeshja e sotme përfundoi me shifrat minimale 1-0 në favor të Spanjës.

Kur lojtarët luzitanë po prisnin vërshëllimën e arbitrit për të shkuar në shtesa, ndodhi ajo që më pak pritej. Një pasim fantastik i Torresit në minutën e 90+1 e nxorri Merinon të vetëm në zonë. Prej aty lojtari i Arsenalit gjeti rrugën e rrjetës dhe i dha kualifikimin Spanjës për në 8 më të mirat e botës./Sport Ekspres/