Beqaria e Neuer nuk ka shkuar më tepër se 4 muaj. Pas ndarjes nga bashkëshortja e tij, me të cilën ishte i martuar prej 2 vitesh, portieri i Bayer Munich ka gjetur partnere të re. Por këtë herë femra në krahët e tij është vetëm 19 vjeçe, plot 15 vite më e re se Neuer. E megjithatë përpos moshës ajo që habit më shumë është ngjashmëria me ish-gruan, Nina. Të dyja bjonde dhe me tipare të përafërta, ndërsa ndajnë edhe pasione të njëjta, si ai për kuajt.
Sipas asaj që raporton “Bild”, Anika studion për modë dhe gjithashtu ka një pasion të madh për sportin, teksa luan në Bundesligën 2 të handbollit. Ndërkohë mësohet se të dy kanë nisur të jetojnë në vilën lusoze të Neuer, i cili e ka prezantuar partneren e re edhe me nënën e tij. Kështu duket se shijet e portierit të Kombëtares gjermane për femrat nuk ndryshojnë shumë, pasi ka lënë bashkëshorten e tij për një version më të ri të saj, duke pasur parasysh ngjashmërinë mes tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/