“Ndërrojmë fanellat me njëri-tjetrin“, Asllani tregon raportin që ndan me Elseid Hysajn: E kam shok

Mbrëmjen e sotme, në 20:45, Lacio pret Interin në “Olimpiko”. Pjesë e kësaj transferte do të jetë edhe Kristjan Asllani, i cili ka dhënë një intervistë për kanalin e Serisë A në “Youtube“. Mesfushori shqiptar do të ketë përballë një tjetër shqiptar, Elseid Hysajn, me të cilin shprehet se ka një raport të ngushtë shoqëror.

“Kur ai erdhi te Empoli, gjithashtu erdha edhe unë. Unë isha 7 vjeç dhe ai ishte 15. Është gjithmonë kënaqësi kur luajmë kundër njëri-tjetrit. Ne gjithnjë kemi ndërruar fanellat. Është shok me mua. Kundër Lacios do të jetë e vështirë, pasi janë një ekip shumë i fortë. Duhet ta përgatisim mirë dhe të imponojmë lojën tonë. Duhet të bëjmë gjërat që na kërkon trajneri dhe të marrim tre pikët në shtëpi”, ka deklaruar Kristjan Asllani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online