Ndërroi jetë pas ndeshjes me Partizanin, flet presidenti i Federatës Ganeze të Futbollit: Dwamena kishte të drejtë që të luante, është mbi 18-vjeç

Raphael Dëamena nuk mund të prihet dot i qetë! Ish-sulmuesi i Egnatias ndërroi jetë pas ndeshjes kundër Partizanit dhe dje, në datën 16 shkurt, trupi i tij u pre në Adjiringangor AstroTurf në Akra, në një vaarrim ku merren pjesë figurat më të rëndësishme të futbollit të Ganës.

Duke filluar që nga presidentit i Federatës Ganeze të Futbollit, e deri te lojtarë që kanë lënë gjurmë edhe në futbollin europian si Sulley Muntari apo Këadëo Asamoah. Por një situatë shumë e turpshme plasi përpara nisjes së ceremonisë mortore.

Sipas raportimit të mediave ganeze, gruaja është përplasur me familjen e Dëamenas për shkak të riteve mortore. Kjo pasi gruaja kërkonte që veshjen e fundit t’ia bënte vet Dëamena-s, ndërsa familja vendoste për të kundërtën, se duhej të ishin ata dhe jo gruaja.

E gjitha kjo situatë ka shkuar deri aty aq sa motra ka njoftuar të gjithë njerëzit që po prisnin nisjen e ceremonisë mortore, e cila u shty për disa minuta, se do të lihej për një datë tjetër. Megjithatë në fund u arrit një marrëveshje dhe aktivitetet e varrimit vazhduan normalisht.

Nga ana tjetër, presidenti i Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt Okraku, u shpreh se Dëamena kishte të gjithë të drejtën për të vendosur që të vazhdonte karrierën në futboll, përtej problemeve shëndetësore. “Kjo është një linjë shumë e rrezikshme për t’u ndjekur. Dëamena ishte mbi 18 vjeç, kështu që ai mori vendimet e tij dhe unë mendoj se të gjithë në tokë kanë të drejtë të marrin vendimet e tyre dhe të qëndrojnë me ato”, tha Okraku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online