Ndërrimi i jetës nga Emiliano Sala, arrestohen dy persona të tjerë: Nuk i fshi nga koka ato imazhe!

Pas shfaqjes së imazheve të trupit të pajetë të ish futbollistit Emiliano Sala, i cili humbi jetën disa muaj më parë pas një përplasje të avionit me të cilin po udhëtonte, dy persona janë burgosur së fundmi.

Bëhet fjalë për drejtoreshën e kompanisë CCTV, Sherry Bray, 49 vjeçe dhe të punonjësit të saj Christopher Ashford, 62 vjeç. Ka qenë gjykata e Sëindon Croën që ka dënuar me respektivisht 14 dhe 5 muaj burg autorët e shpërndarjes në mënyrë të paligjshme të fotove të trupit të pajetë të Sala.

Ndërkohë, në dëshminë e viktimës, motra e futbollistit ka folur për momentin e vështirë që ka kaluar kur ka parë ato imazhe si dhe nuk ka qenë në gjendje të kuptojë se si dikush mund ta bëjë një veprim të tillë.

“I kam parë fotot e trupit të Emilianos të shpërndara në Instagram dhe nuk mund ta besoj që ka njerëz kaq të këqinj që mund ta benë këtë. I telefonova agjentit të Emilianos dhe i thashë se çfarë po qarkullonte në internet.

Telefonova vëllain tonë, Darion, i cili nuk donte t’i shikonte fotot. U përpoqa t’i mbaja ato imazhe jashtë rrjeteve sociale. Nëna ime nuk mund ti shihte ato foto të tmerrshme. Isha e trishtuar që njerëzit po bënin shaka me to. Kurrë nuk do i fshi ato imazhe nga koka ime. Vëllai dhe mamaja nuk mund ta harrojnë kurrë këtë”, ka thënë motra e Emiliano Sala./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *