Halili foli për “masakër”, gjykimi i Jeminit: Nuk pati asnjë rast për ta thënë, jo për Kukësi-Tirana

Ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës veç emocioneve pozitive u përfshi edhe nga momentet negative. Një ndërhyrje e Musollit ndaj Torasës bëri që gjakrat mes dy futbollistëve nisën të ndizen. Konfliktimi u pasua nga ndërhyrja e lojtarëve të tjerë, teksa arbitri toleroi duke ndëshkuar me karton të verdhë Musollin.

Një fakt të tillë e ka pranuar edhe Jorenc Jemini për “Procesi Sportiv”. Ish-arbitri thotë se kapiteni i Kukësit ishte në limitet e kartonit të kuq pasi ajo kapje fizike ndaj Torasës ishte  e patolerueshme sipas Jeminit, ku njëkohësisht mbyll edhe gabimet e gjyqtarit në këtë përballje. Por ky episod ndodhi vetëm në minutën e fundit.

Nga ana tjetër, presidenti i Tiranës, Refik Halili, e kishte të vështirë të pranonte humbjen. Pas ndeshjes ai foli për ”masakrat” e arbitrit përgjatë 90 minutave. Por Jemini mendon se ky mllëf duhet të jetë i mbartur, pasi kryesori i takimit nuk bëri asgjë të pafalshme në “Elbasan Arena”

“Na masakroi arbitri tha Halili, nuk e di se për çfarë e tha. Nuk ka pasur asnjë rast për ta thënë këtë gjë. Çdo president tjetër nëse ka diçka para ndeshjes, ta shmangin para se të arbitrojë. Të thonë që ky nuk është për këtë ndeshje. Vetëm një rast ka te Kukësi-Tirana, minuta e 92 dhe ku ka gabuar Musolli. Nuk e besoj ta ketë thënë Halili për Kukëso-Tirana. Një ndërhyrje në limitet e kartonit të kuq, por që mund të jepej edhe vetëm e verdhë, si në rastin konkret. Pastaj kur Musolli e kap edhe fizikisht lojtarin e Tiranës, është menjëherë i kuq”, ka thënë Jemini. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online