Ndërkohë që shumë sporte janë akoma të pezulluara, presidenti i UFC-së blen ishull për të zhvilluar ndeshjet

Njoftimi që të gjithë kemi pritur më në fund ka ardhur. UFC Fight Island do të zhvillohet patjetër në muajin Korrik. Ka pasur shumë spekulime në lidhje me të ardhmen e UFC gjatë pandemisë COVID-19, dhe megjithëse shumë sporte janë akoma të pezulluara, presidenti i UFC-së, Dana White, ka deklaruar zyrtarisht se ka blerë një ishull në Dubai. Data e parë e eventeve në ishullin në Dubai do të jetë në 11 korrik dhe si çdo herë do të ketë supersfida.

Sipas Ariel Helwani, gazetarit kryersor që mbulon artet marciale të përzierja në median më të madhe botërore, ESPN, ka deklaruar se mbrëmjen e 11 korrikut, e cila do të jetë me emrn UFC 251, do të ketë 3 ndeshje për tituj. Këto sfida do të jenë shohë Kamaru Usman vs Gilbert Burns për titullin e peshës 75 kg, Alexander Volkanovski vs Max Holloëay 2 për titullin e peshës 70 kg dhe Jose Aldo vs Petr Yan për titullin e lirë në peshën 61kg./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *