“Nder të vishja atë fanellë”! Braziliani i jep lamtumirën Vllaznisë: Nuk i harroj kurrë, më mbështetën në momentin më të vështirë

Vetëm 2 ditë pasi siguroi qendrimin në Superiore, Vllaznisë i largohet njëri prej sulmuesëve të saj. Hygor Guimaraes i jep lamtumirën klubit shkodratn, teksa ka përfunduar bashkëpunimin me ta. Lajmin e përcjell vetë braziliani, i cili përmes një postimin në rrjetin e tij social ndahet me kuqeblutë. Hygor tregon se e ka pasur për krenari të veshi fanellën e Vllaznisë dhe nuk harron të falenderojë stafin e të gjithë tifozët të cilët e kanë mbështetur përgjatë qendrimit të tij në Shkodër.

“Faleminderit Vllaznia! Ishte një nder të vishja atë fanellë. Falenderoj presidentin Suad Lici, Engin dhe trajnerin Mirsad Jonuz për mundësinë. Kurrë nuk do e harroj mbështetjen e tifozëve në momentin më të vështirë të jetës sime. Falenderime të gjithë stafit”, shkruan Hygor./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *