Skënderbeu jep leksion në merkato, gati të përfitojnë 400 mijë euro nga talenti i tyre

Skënderbeu po tregon se di si ta shfrytëzojë në mënyrën më të mirë merkaton e lojtarëve. Pavarësisht se i mungojnë ndeshjet në arenën europianë në mënyrë që të shërbejnë si një vitrinë për klubet e huaja, korçarët ia dalin të shesin talentet e tyre jashtë Superiores.

Media portugeze “Record“ bën me dije se e ardhmja e Agon Elezit do të jetë klubi i Boavistas. |Këta të fundit duket se kanë gjetur akordin më Skënderbeun dhe vetëm firma në kontratë mungon për të zyrtarizuar gjithçka.

Plot 400 mijë euro do të shkojnë në arkat e bardhekuqve, që do të kenë mundësinë të përfitojnë sërish të ardhura nga shitja e mesfushorit 19-vjeçar, teksa do të mbajnë 10% të kartonit të tij. Një transferim ky shumë fitimprurës për Skënderbeun, që në këtë mënyrë u jep edhe një leksion klubeve të tjera shqiptare se si të shfrytëzojnë më së miri asetet e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online