Një arbitër shqiptar ishte pjesë e trupës gjykuese në përballjen mes Celtic-ut dhe Realit të Madridit. Bekim Zogaj kreu me sukses rolin e gjyqtarit anësor në këtë sfidë të vlefshme për fazën e grupeve në Champions League.
Tifozët skocezë ishin kujdesur që të ofronin një atmosferë të jashtëzakonshme në tribunat e stadiumit, çka i ka bërë përshtypje edhe Zogajt. Ky i fundit ka dhënë një prononcim për “GazetaBlic Sport“, ku tregon ndjesitë e tij për këtë ndeshje.
“Ndjenja ishte natyrisht e veçantë, me stadiumin e stërmbushur (më shumë se 57 mijë tifozë) ‘të zjarrtë’. Atmosfera ishte briliante. Ishte ndeshja ime e pestë në grupe në Champions League. Ndeshje shumë e drejtë dhe shumë korrekte“, ka thënë Bekim Zogaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/